Mascherano bëhet me klub të ri, prezantimi të shtunën

Mascherano bëhet me klub të ri, prezantimi të shtunën

Ish kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Javier Mascherano do të jetë një lojtar i Estudiantes de La Plata.

Mesfushori ka firmosur me klubin argjentinas, teksa Juan Sebastian Veron, i cili përmes rrjetit social "Twitter" ka njoftuar edhe ditën e prezantimit të 35-vjeçarit.

"Ne nuk mund të presim deri të Martën. Ne po parashikojmë prezantimin e Javier Mascherano të shtunën e 7 dhjetorit! Ne jemi në pritje për të mirëpritur Javier dhe më pas stërvitja e parë me ne," shkruan Veron.

 Mascherano arriti një marrëveshje për t'u bashkuar me ekipin e drejtuar nga Gabriel Milito, me të cilin luajti te Barcelona në Spanjë gjatë menaxhimit të Pep Guardiolës.

EMISIONET