Masakra në shkollë, shkon në 17 numri i viktimave, kapet autori

Ka shkuar në 17 numri i viktimave nga sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në Parkland në  Florida nga një 19-vjeçar.

I dyshuari për sulmin është Nikolas Kruz, 19 vjeç, dhe është një ish-nxënës në këtë shkollë, i cili ishte përjashtuar për arsye disiplinore. 

Autoritetet policore thanë se Cruz vrau tre persona jashtë shkollës, para se të hynte në ndërtesë.

Raportohet se mes viktimave është edhe një trajner  futbollit, por ende asnjë emër nuk është bërë publik.

Zyrtarët thanë se nuk kishin qenë në dijeni të ndonjë kërcënimi që mund të ishte bërë para ngjarjes.

Policia dhe punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë rrethuan zonën dhe pamjet televizive tregonin nxënësit që dilnin nga klasat duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Presidenti Donald Trump përmes Twitterit ngushëlloi familjarët e viktimave:  "Asnjë fëmijë, mësues apo çdokush tjetër nuk duhet të ndihet kurrë i pasigurtë në një shkollë amerikane," shkruan Presidenti Amerikan.



EMISIONET