Dy të moshuara në Itali janë ekzekutuar nga një grabitës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 13 dhjetorit në shtëpinë e tyre në Ramacca.

Viktimat janë dy motra, Maria Lucia dhe Filippa Mogavero. Të moshuarat përkatësisht 70 dhe 79 vjeç janë goditur me thikë në fyt nga grabitësi, i cili më pas i ka vjedhur 200 euro.

Polizia e Catanias ka ndaluar një 30-vjecar, Gianluca Modica si i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë.

Gjithashtu janë marrë në hetim regjistrimet e kamerave të zonës së Ramacca-s për të zbardhur ngjarjen sa më parë.



/Ora News.tv/