Masakër në burgun e Venezuelës, 47 të vrarë dhe 75 të plagosur

Masakër në burgun e Venezuelës, 47 të vrarë dhe 75

Të paktën 47 të burgosur kanë mbetur të vrarë në Venezuelë pas asaj që zyrtarisht konsiderohet tentativë për arratisje. Familjarët dhe grupet për të drejtat e të dënuarve kërkojnë shpjegime.

Përpjekja për arratisje në masë u mori jetën këtë fundjavë të paktën 47 të burgosurve në Venezuelë, ndërsa mbi 75 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Masakra u regjistrua në burgun e Los Lanosit në perëndim të vendit.

Sipas versionit të autoriteteve, incidenti ndodhi kur rojat pikasën dhe qëlluan drejt një grupi të armatosur të të dënuarve që po tentonin arratisjen duke shkatërruar perimetrin e sigurisë drejt portës kryesore të institucionit të dënimit.

Shkëmbimet e zjarrit u raportuan mesditën e së premtes dhe reshtën vetëm pas negociatave mes palëve.

Por ky variant zyrtar u vu në dyshim nga organizata për mbrojtjeve e të drejtave të të burgosurve, ndërkohë që një nga deputetet opozitare të zonës raportoi nga terreni se trazira nisi për shkak se grupit që ra viktimë i ishin mohuar vizitat nga të afërmit që u sigurojnë atyre ushqime dhe ilaçe gjatë kësaj periudhe pandemie të koronavirusit.

Në burgun në fjalë, strehohen rreth 2,500 të dënuar kur kapaciteti është për 750, ndërsa të afërmit kërkojnë shpjegime.

"Këtu u mohua e drejta e jetës, e tyrja dhe e jona. U është kufizuar liria por meritojnë respekt. Ne apelojmë organizatat për të drejtat e njeriut të na japin informacion për atë që ndodhi."

Në Amerikën Latine po raportohen më shpesh trazira të përgjakshme në burgje teksa qeveritë marrin masa kufizuese për mospërhapjen e Covid-19.

Observatori për të Drejtat e Njeriut njoftoi këtë vit se situata në Venezuelë është më e veçantë për shkak të korrupsioni, pasigurisë dhe mbipopullimit të burgjeve, por edhe prej krizës politike e ekonomike që trashëgon presidenti Nikola Maduro.

EMISIONET