Marsela Çibukaj konsideron “Luana Vjollcën si Beyoncen e Shqipërisë”

Marsela Çibukaj konsideron “Luana Vjollcën si Beyoncen e

E ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit“ në RTV Ora, këngëtarja Marsela Çibukaj ka treguar se nuk i vjen keq që Luana Vjollca fiton më tepër të ardhura se ajo me muzikë. Në një përgjigje të zgjedhur Marsela e ka krahasuar Luanën me Beyonce-n.

Rudina Dembacaj: A të vjen keq që ti nuk mer 5000 euro në një koncert si Luana Vjollca ? 

Marsela Çibukaj: Po sepse koncertet janë ndryshe nga çfarë bëhet, pastaj nëpër lokale ose në klube ta specifikojmë këtë gjë sepse kjo gjë është e rëndësishme. 

Mbrëmjet nëpër klube kanë të tjera të ardhura, muzika që luan Luana apo muzika që vajzat e muzikës bëjnë pëlqehet më shumë sepse është më komerciale, shet më shumë, pëlqehet më shumë nga masa, ka audiencë më të madhe. Kjo ndodh në të gjithë botën. S’mund ta vesh në paragon Eric Clapton me Beyoncen, e kupton pra janë të ndara të gjitha, nuk më vjen inat. 

Rudina Dembacaj: Sapo the që Luana është Beyonce?

Marsela Çibukaj: Po në këtë realitetin tonë. 

Rudina Dembacaj: Të pëlqen Luana si këngëtare? 

Marsela Çibukaj: Kam tjetër gjykim nuk mund të them po ose jo kur nuk e dëgjoj live . Nuk e gjykoj dot.

EMISIONET