Ka disa kohë që përflitet se miqësia e Erik Lloshit me Anxhela Peristerin ka marrë fund. Të gjitha këto spekulime bien poshtë me postimin e ri të këngëtares.

Mbrëmjen e kaluar, ajo publikoi këngën e re të Erikut, të cilën ia ka dedikuar bashkëshortes Romina Sablic.

“Shumë suksese Erik Lloshi. Dashuria të frymëzoftë për këngë sa më të bukura!”, shkruajti artistja. Në postimin e saj, Eriku dhe gruaja e tij, të cilët vendosën disa shenja zemre në shenjë falenderimi.

Spekulimet për zënkën e tyre u shkaktuan nga mungesa e Erikut në koncertin që mbajti Anxhela vjet. Pas kësaj, këngëtarja mungoi në dasmën e mikut të saj, prandaj dyshohej se miqësisë i ka ardhur fundi.

Por mesa duket gjithcka ka mbetur në të kaluarën dhe janë ende miq të mirë.

Tags