Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, Karadaku: Dolën në pazar të gjitha gjërat e shtëpisë

Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, Karadaku: Dolën në

Gazetarja, Linda Karadaku,  e ftuar në "360 Gradë" thotë se komunikimi publik mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare tashmë nuk ka asnjë lloj etike.

Referuar edhe vizitës së fundit të Kurtit në Tiranë, ajo tha se tashmë gjithë pakënaqësitë e akumuluara në dy anët e kufirit kanë dalë në pazar.

Linda Karadaku:  Në diskursin publik më përpara Janë përpjekur të ruajnë një lloj etike komunikimi. Ajo që shoh tani është që nuk ka më asnjë lloj etike komunikimi. Çfarë kishte shtëpia doli e gjitha në pazar. U thanë gjëra që nuk janë thënë ndonjëherë, u fyen njerëzit me një terminologji që përgjithësisht është përdorur nga çunat e rrugës.U thye një lloj tabuje që duhet të ishim të kujdesshëm në raport me udhëheqësit e Kosovës. Mes Shqipërisë dhe Kosovës ka pasur edhe më parë periudha ku udhëheqësit politikë në Shqipëri dhe Kosovë kanë pasur jo thjesht mosdakortësi me njëri-tjetrin, por edhe qejfmbetje, edhe mungesë komunikimi. Nuk mund të fshijmë historinë, e kam fjalën kur qeveriste PD.


EMISIONET