Marquez "shigjetë" në Austri, ndjek Dovizioso, zhgënjen Rossi

Marquez "shigjetë" në Austri, ndjek Dovizioso, zhgënjen

Vazhdon "hemoragjia" Marc Marquez në MotoGP. Piloti spanjoll ka siguruar vendin e parë në provat zyrtare këtë fundjave, me kryesuesin e kampionatit që do të niset i pari në Çmimin e Madh të Austrisë.

Në provat zyrtare të kësaj të shtune, piloti spanjoll i Hondas e ndali kronometrin në kohën 1:23.241, duke qenë vetëm 2 të mijtat më i shpejtë se Andrea Dovizioso i Ducatit. Piloti tjetër i Ducatit, Jorge Lorenzo, regjistroi kohën e tretë më të mirë.

Një e shtunë për t’u harruar për Yamahan, me Vinales që do të niset nga pozicioni i 11-të, ndërsa Valentino Rossi 3 pozicione më poshtë se shoku u tij i skuadrës.

1. Marc Marquez (Repsol Honda) 1:23.241
2. Andrea Dovizioso (Ducati) 1:23.243
3. Jorge Lorenzo (Ducati) 1:23.376
4. Danilo Petrucci (Alma Pramac Racing) 1:23.503
5. Cal Crutchlow (LCR Honda) 1:23.812
6. Johann Zarco (Monster Yamaha Tech 3) 1:23.887
7. Tito Rabat (Reale Avintia Racing) 1:23.922
8. Andrea Iannone (Suzuki Ecstar) 1:24.091
9. Dani Pedrosa (Repsol Honda) 1:24.124
10. Alex Rins (Suzuki Ecstar) 1:24.227

EMISIONET