Marotta: Icardi futbollist i madh, e donte Juve por ...

Marotta: Icardi futbollist i madh, e donte Juve por ...

Situata rreth Mauro Icardit duket mjaft e trazuar orëve të fundit, me sulmuesin argjentinas që ka krijuar një konfuzion rreth të ardhshmes së tij te Interi.

Agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij, Wanda Nara deklaroi se Icardi u shit te bardhezinjtë në verë, diçka e mohuar nga drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio. Për të përforcuar këtë deklaratë të Ausilio mendoi dhe ish-drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve, Beppe Marotta.

"Kërkimi i lojtarëve është pjesë e punës që çdo drejtues sportiv duhet të bëjë, qoftë drejtpërdrejt ose nëpërmjet një personi të tretë. Sigurisht, edhe duke pasur parasysh idenë e lëvizjes së Gonzalo Higuain, mund të kishim kërkuar pas Icardin. Megjithatë, Piero Ausilio mund të konfirmojë se kurrë nuk u ulëm për të negociuar me Interin apo për të diskutuar tarifat. Icardi mbetet një lojtar i nivelit të lartë, por asgjë nuk ka pasur asgjë konkrete në transferimin eventual nga Interi në Juventus".-tha Marotta.

61 vjeçari është zyrtarizuar si Drejtor Ekzekutiv te Interi, vetëm pak ditë pas largimit nga Juventusi.

EMISIONET