Aktorja e humorit Marjana Kondi, ka qenë e ftuara e parë në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA. Fillimisht, Marjana u fokusua në pjesë e karantinës të cilën tha se e pati të vështirë ditët e para, e ndërsa më pas, ia kaloi më së miri duke iu përkushtuar familjes.

Por njësoj si në çdo shtëpi, edhe tek e Marjanës nuk kanë munguar ato ‘zënkat e ëmbla bashkëshortore’.

Ester Bylyku: Të gjitha çiftet janë zënë gjatë karantinës. Po ti me bashkëshortin për çfarë jeni zënë?

Marjana Kondi: Sa mirë që e ditke që jemi zënë (qesh). Kemi patur zënka të vogla, për shembull njëra prej tyre ndodhi për një album. Po rregulloja albumet dhe shihnim në foto njerëzit. Unë i thoja është ky, ndërsa burri thoshte tjetër. Si përfundim unë kisha të drejtë dhe përfundova duke mos i folur për dy ore. Më ofendoi, më tha se nuk ke memorje. Aq e kam unë, dy ore (qesh).


/Ora News.tv/