Qindra anëtarë të komunitetit LGBT zhvilluan në qytetin e Meksikos maratonën e puthjeve të pagëzuar me emrin 'Kissathon', për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Biphobisë.

Çifte pa fund, gay, lesbike apo edhe transgjinorë u puthën në publik pa asnjë drojë ndërsa edhe fotografonin apo filmonin veten e tyre me celularë.

"Unë mendoj se kjo ngjarje i shërben ndërgjegjësimit. Jemi në shekullin 21 dhe është çmenduri që ende sot ka njerëz që diskriminojnë dhe mund të jenë homofobë ndaj homoseksualëve. Janë një brez me mendje të hapur dhe nuk duhet të ketë vend për atë mentalitet sot" tha një nga pjesëmarrësit.


/Ora News.tv/