Maqedonia e Veriut konfirmon 3 raste të reja me koronavirus, 7 të infektuar në total

Maqedonia e Veriut konfirmon 3 raste të reja me koronavirus, 7 të

Ka shkuar në 7 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë në vend ka njoftuar se nga tetë pacientët e testuar gjatë pasdites së sotme, tre kanë rezultuar pozitiv.

Bëhet fjalë për tre familjarë të çiftit tashmë të infektuar nga Dibra, shkruan Alsat.

“Pacientët pozitivë, nga e premtja e 6 marsit, kanë qenë në izolim shtëpiak, që nga sonte ata do të trajtohen në spital pranë Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Febrile në Shkup”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

EMISIONET