Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut është shënuar 1 viktimë nga Covid-19, duke e çuar në 111 numrin total të vdekjeve.

Janë regjistruar edhe 40 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1,898.

Sipas qyteteve, 26 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Shtip, 4 në Prilep, 2 në Veles dhe 2 në Koçani.

Deri më tani 1,378 pacientë e kanë fituar betejën me Covid-19 ndërsa 409 është numri i rasteve aktive.

/Ora News.tv/