Manipulimi dhe simulimi i kastës djeshme të shërbëtorëve të regjimit vazhdon duke rrënuar çdo raport më të vërtetën

Manipulimi dhe simulimi i kastës djeshme të

Studentët nuk ishin kërkund Petrit Kume, kur u bë takimi Ramiz Alisë në  gusht 1990 me intelektualët. Nuk kishte revolta studentësh por kishte  ndodhur ngjarja e ambasadave e cila gjunjëzoj regjimin dhe nuk gjeti  mbështetje, as nga intelektualët, as nga studentetët, por as edhe nga  populli në tërësi. Kjo u pa edhe nga mitingu 13 korrikut 1990 ne shesh  Skendërbe ku grumbulluan mbi 100 mij njerëz në solidarizim me qeverine  komuniste, ku ju i keni fotografuar

  Petrit Kumit në moshën 90  vjeçare  manipulon duke thënë të pavërteta në shërbim te kastës së  shërbëtorëve te regjimit komunist si dhe vetë fotografi i udhëheqjes  komuniste Petrit Kumi. 

 Në  një intervistë për Panorama, sot, Kumi ka thënë:

 Ramizi ishte shumë i shqetësuar për revoltat e studentëve dhe pasi foli  pak kohë vetë, i ftoi edhe të tjerët të thoshin mendimin e tyre, duke  iu drejtuar me fjalët: “Ç’thoni ju?!”. Aty ishte e qartë se flitej për  ndryshime që realisht nuk i donin të gjithë, por që s’kishin ç’thoshin,  sepse ishin përpara Sekretarit të Parë të partisë dhe të komandantëve.

 Në një moment, Ramizi u kthye nga Ismaili edhe i thotë: “Hë mo, Ismail, po ti, pse s’po na thua ndonjë gjë?”

 Nuk e di nëse luajti rolin apo ishte e vërtetë përgjigjja e tij:  “Çfarë?”, e pyet Ismaili. Ramizi ia ktheu, duke i thënë se po flitej për  polipartitë. “Çfarë polipartish,– thotë Ismaili. Unë s’e kam ditur  fare, se pse jam thirrur. Nuk ekziston kjo! Unë, gjatë kohës që ju  flisni, shoku Ramiz, po mendoja se sot poshtë dritares te shtëpia ime  pashë një familje në lulishte (tani aty kanë hapur gropë, thotë Kumi).  Kjo familje e kishte gdhirë aty. Unë dërgova një person të pyes dhe ata  kishin thënë se kishin shkuar në spital, po s’kishin gjetur vend për të  shtruar një fëmijë të vogël. Kjo më shqetëson mua, pa polipartia, në u  bëftë, është e parakohshme të flitet”. Atëherë, Ramizi i thotë: “Po si  nuk ekziston, ne kemi bashkimin e grave, të rinisë, Komitetin Mysliman  etj. Pse gjithë këto ankesa? Po bëhen ndryshime, ne kemi hapur tregun  privat”. “Unë nuk shoh ndonjë treg privat!”, ia ktheu Kadare, të cilit  para shtëpisë së tij ato ditë i kishin vendosur një tabelë që shkruante  “Kasap”, por që në fakt në atë objekt nuk kishte asgjë brenda. Pastaj  Ramizi luajti nga karrigia e iu drejtua Berishës. Edhe ky i fundit  kishte kundërshtime, nuk pranonte Komunitetin Mysliman apo bashkimin e  grave. “Po si qenkan parti këto”, tha Berisha. Kështu, me këto  diskutime, kaloi ajo mbledhje.

 Në të gjithë këtë,  Kumi,  thotë  një të pavërtetë në mënyrë manipulative.Ajo mbledhje me intelektualët  është e inçizuar dhe e zbardhur dhe nuk është fare kështu.

  Kadare, ka thënë: Lidhur me pluralizmin e shtruar këtu unë nuk e kam të  qartë shumë të themë të drejtën ... Kjo është temë shumë e vështirë për  t'u trajtuar aktualisht se ka shumë ngarkeseë politike.

 Në kohën  kur është bërë mbledhja e intelektualëve më 12 gusht 1990, nuk ka pasur  revolta studentësh dhe as nuk ishin çfaqur kërkund studentet, por ishin  revoltat e rinisë së Tiranës, ku më parë kishte pasur revolta në Kavajë  Shkodër, Tiranë dhe "Dasma" (jo romani Kadarese) u bë në Tiranë me  ngjarjen e ambasadave nga rinia e Tiranës.  Numri I si udentëve ishte i  papërfillshëm, pasi nuk kishin marrë urdhërin që morrën në dhjetor 1990,   për të gëzuar këtë pluralizëm që vazhdojmë dhe sot.

EMISIONET