Manchester United mendon për merkaton, shënjestron yllin e Juventusit

Manchester United mendon për merkaton, shënjestron yllin e Juventusit

Paulo Dybala është kthyer në prioritet për skuadrën e Manchester United nëse Romelu Lukaku do të largohet nga "Old Trafford". Ylli argjentinas ka impresionuar "Djajtë e Kuq" gjatë sezoneve të fundit dhe shikohet si futbollisti i duhur për të përforcuar repartin e avancuar.

Drejtuesit e United kanë pyetur tashmë për koston e sulmuesit argjentinas, por Juventusi heziton të humbasë një nga yjet e ekipit. Sipas "The Sun" liderët e "arratisur" të Serie A mund të kërkojnë deri në 120 milionë sterlina për 25-vjeçarin. Dhe ata raportojnë se çdo lëvizje mund të jetë pjesë e një marrëveshje shkëmbimi sensacionale që do të shihte Lukakun të lëvizte në anën tjetër.

Sulmuesi belg ka qenë në formë të mirë kohët e fundit dhe ka shënuar katër gola në dy ndeshjet e fundit, por nuk konsiderohet si i pashitshëm. Besohet se ai do të preferonte një lëvizje tek Juventusit që do ta shihte atë të luante me Cristiano Ronaldos.

25-vjeçari ka shënuar 40 gola në 87 paraqitje për Unitedin, i cili do të kërkonte të rimerrte 75 milionë sterlinat që paguan tek Evertoni në vitin 2017. Dybala u bashkua me Juventusin nga Palermo në qershor 2015 dhe është në rrugë të mbarë për të fituar titullin kampion për herë të katërt radhazi. Në këtë sezon Dybala ka shënuar 4 gola në 23 ndeshje në kampionatin italian, si dhe pesë rrjeta në 6 takime në Champions League.

EMISIONET