Malta bën "poker", kuqezinjtë stampohen të fundit

Malta bën "poker", kuqezinjtë stampohen të fundit

Është mbyllur me disfatë aventura në "UEFA Youth Girls Development" e kombëtares shqiptare të femrave U-17. Skuadra e drejtuar nga tekniku Agustin Kola u mposht me shifrat 4-0 nga kombëtarja vendase e Maltës.  

Një distafë që i lë kuqezinjtë e Kolës në vendin e fundit në grup. Në 3 takimet e zhvilluar në këtë turne, skuadra kuqezi mori një fitore dhe 2 humbje. Ndaj Andorës, kombëtarja jonë fitoi 1-0 dhe u mposht nga Gjibraltari 3-0.

Përballë maltezeve, kombëtarja U-17 e femrave u paraqit me këtë formacion:

Hyska, Simoni, Hamonikaj, Metalla (c), Lleshi, Gjergji, Avullija, Tanushi, Iliadhi, Xhebrahimi, Muca.

EMISIONET