Mallakastër: Tërmeti i dëmtoi shtëpinë: Kam frikë të fle se më zë poshtë

Mallakastër: Tërmeti i dëmtoi shtëpinë: Kam frikë

 Në bashkinë Mallakastër numërohen 12 banesa të dëmtuara nga tërmeti i fundjavës që lamë pas.

Gazetarja e Fierit Inelda Vallja ishte në banesën e Fatmir Sinanit, banesa më e dëmtuar në këtë bashki.

Pamjet që solli në redaksinë e Ora News tregojnë më së miri dëmtimet e mëdha që ka pësuar banesa. Janë çarë muret dhe themelet.

"Në dy dhoma kam frikë të qëndroj pasi janë çarë muret në të gjitha anët. Janë çarë themelet" thotë Sinani

I kontaktuar, kryebashkiaku Qerim Ismaili tha se pjesa më e madhe e banesave të dëmtuara janë të vjetra.

Plasaritje po ashtu kanë pësuar shkolla e Fratarit dhe kopshtet e fshatrave Usojë dhe Sfiri.

Në total janë 12 banesa  të dëmtuara në bashkinë e Mallakastrës.



EMISIONET