Malësi e Madhe, 49-vjeçarja përplaset për vdekje nga një makinë

Malësi e Madhe, 49-vjeçarja përplaset për vdekje nga

Një 49-vjeçare ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (16 shkurt) në fshatin Pjetroshan në Malësi të Madhe.

Sipas policisë "mjeti  me drejtues shtetasin Besnik Jubani 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen Alma Çulaj 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë"

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET