Dëmtimi i Kevin Malcuit u duk se do të sillte probleme në organikën e Napolit.

Mbrojtësi pësoi një dëmtim të rëndë, çka pritet ta lë për një kohë të gjatë jashtë fushave. Nga kjo situatë pritet të përfitojë Elseid Hysaj.

Kapiteni i kombëtares shqiptare ka lënë pas dëmtimin në qafë dhe mund të marrë vendin e lënë tashmë bosh nga francezi. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.

"Ne jemi në rregull. Kemi edhe Hysajn në atë krah, si dhe Di Lorenzo dhe Maksimovic që mund të aktivizohen në atë pjesë të fushës. Në të tilla kushte nuk kemi nevojë të futemi në merkato," deklaroi De Laurentiis për "Radio Kiss Kiss".

Ish lojtari i Lille u dëmtua në ndeshjen ndaj SPAL dhe pritet të mungojë deri në muajin janar.

/Ora News.tv/