I ftuar në emisionin Ekopolitikë në RTV Ora nga gazetari Besart Kadia, ekonomisti Arben Malaj tha se vendimi për mbylljen e televizionit në një kohë krize është e pajustifikueshme.

Arben Malaj: ''Në konceptin e faktorëve që e ndikojnë politikën, ka të bëjë shumë ambienti shoqëror, politik dhe kredibiliteti i qeverisë. Fakti që tërmeti krijoi 51 viktima, 973 të plagosur, 17 mijë banesa të dëmtuara, 200 mijë njerëz të prekur direkt dhe indirekt. Fakti që pandemia është kaq e thellë dhe krijon kaq shumë pasiguri dhe paqartësi, është e pajustifikueshme përhapja e fokusit të qeverisë në iniciativa të ndryshme ose veprime siç ka ndodhur me televizionin tuaj. Është e lidhur me ekonominë sepse në fund të fundit ekonomia do zhvillohet në bazë të ndjesisë, perceptimit që do ketë individi, biznesi se çfarë ndodh në vendin e tyre. Këshilla e madhe që bëhet për politikbërësit është që në kohë krize duhet të fokusohen në redulktimin e situatave të tensionuara dhe duhet të keenë fokus të qartë në çështjet sociale dhe ekonomike.''

/Ora News.tv/