Fama e autorit amerikan të librit “Zjarr dhe furi”, tashmë ka marrë dhenë.. Deklaratat sa vijnë e bëhen më të forta dhe libri ka në fokus të drejtëpërdrejtë personalitetin dhe aftësite personale te Presidentit amerikan Donald Trump dhe përceptimin e administratës së Shtëpisë së Bardhë, për aftesitë e tij prej lideri dhe menaxheri.

Në një interviste të rradhës për NBC News, gazetari i famshëm Michael Wolff, foli hapur për shqetësimet e brendshme të stafit të Shtëpisë së bardhë lidhur me miratimin e ndryshimit të një neni kushtetues, i cili flet për zëvendësimin e Presidentit..

“Modifikimi i amendamentit të 25 është një koncept, i cili është çdo ditë gjallë brenda Shtëpisë së Bardhë..Një diskutim i tillë aty ndodh gjatë gjithë kohës.Madje, situata është larg pritshmërive, dmth..më keq nga sa e parashikonin të gjithë”

Wolf shpreh bindjen se SHBA-të, nuk janë ende në rrethanat dhe nivelin që mund të pranojnë të tilla ndryshime kushtetuese, si modifikimi i amandamentit teë 25-të.

Amandamenti i 25 i Kushtetutës së SHBA-ve, parashikon procedurat që duhen ndjekur në momentin kur lind nevoja të zëvendësohet Presidenti i shtetit, me zëvendësin e tij, në rast se Presidenti i vendit humb jetën, jep dorëheqjen, largohet nga detyra ose konsiderohet i paaftë, ose merr përsipër të zgjidhë ligjërisht disa pengesa presidenciale.

Në një intervistë dinamike dhe plot me detaje të reja që Wolf dha për NBC News, ai u pyet edhe për polemikat rreth vertetësisë së librit te tij, të provave, dëshmive dhe të ashtuquajturave intervista me pjestarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë, ku gazetari tha :

“Mendoj se kam përzier një Mike Berman me emrin e Mark Berman..dhe për këtë kërkoj falje.Por libri flet vetë.Lexojeni librin.Besoj se do të ndiheni sikur jeni me mua në një divan në Shtëpinë e Bardhë.Dhe shiheni nëse nuk do të ndjeheni të alarmuar, siç ju thoni".

/Ora News.tv/