Makina shqetëson të moshuarit duke i hyrë brenda në dhomë

Një burrë dyshohet se është përpjekur të largohet nga rruga dhe ka përfunduar në në anën e një shtëpie ku një cift i moshuar po flinte.

Furgoni i tij rreth 4.5 metra shkatërroi një pjesë të murit në lagjen Newburg në Wisconsin. Ken dhe Annette Bienlein u zgjuan rreth orës 3:15 të mëngjesit me 29 qershor.

Një fqinj që dëgjoi përplasjen dhe telefonoi policinë duke raportuar se një minibus gri ishte në shtëpinë e të moshuarve.

Zyrtarët arritën në vendin e ngjarjes dhe gjetën shoferin Alva Richards, 35 vjec që kishte mbetur i pavetëdijshëm në makinë.

Gjatë përplasjes Ken po flinte gjumë dhe Anette ishte në tualet, por fatmirësisht asnjëri nuk është lënduar. Shoferi duhet të paguajë dëmet për të moshuarit që arrijnë deri në 5 mijë dollarë dhe do bëhet një seancë gjyqësore me 8 gusht.

EMISIONET