Makina përplaset me motoçikletën te Rruga e Dibrës, dy të plagosur

Makina përplaset me motoçikletën te Rruga e Dibrës, dy

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e të martës (13 gusht) në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45 në rrugën e “Dibrës”, ku mjeti me drejtues I. U është përplasur me motoçikletën me drejtues A. M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e motoçikletës S. M, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


EMISIONET