Makina përplaset me kamionin, plagoset një person

Makina përplaset me kamionin, plagoset një person

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Laç- Mamurras, në fshatin Gjormë, pasi një mjet tip Benz është përplasur me një mjet tip kamion.  

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit tip Benz shtetasi S.T, 57 vjeç, banues në Kurbin ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor. 

Ndërsa drejtuesi i kamionit shtetasi M.L.,37 vjeç, banues në Kurbin, nuk ka pësuar lëndime. 

 Ndërkohë grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit

EMISIONET