Makina përplaset me kamionin në Elbasan, një i plagosur

Makina përplaset me kamionin në Elbasan, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur “Kryqëzimin i Cërrikut”.

Sipas policisë, një automjet me targë AA 837 PC është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes ka pësuar lëndime drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësorë për në spital.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka kryer veprimet procedurale.

EMISIONET