Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Sakë”.

Policia bën me dije se “mjeti me  drejtues shtetasin  B.T., është përplasur me  motoçikletën me drejtues shtetasin T.D., 60 vjeç, banues në Lezhë dhe për pasojë ky i fundit ka mbetur i palgosur”. 

I plagosuri është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.

/Ora News.tv/