Një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur në Fier në një aksident rrugor të shënuar gjatë pasdites së sotme. 

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, ku makina ku udhëtonin burrë e grua ka dalë nga rruga.

Të plagosurit janë shtetasi K.H 70 vjeç, i cili drejtonte dhe mjetin dhe bashkëshortja e tij F.H, 65 vjeçe.

Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

/Ora News.tv/