Majlinda Bregu nxit europianët: Shkoni në Tiranë se nuk do zhgënjeheni, mos prisni një jetë

Majlinda Bregu nxit europianët: Shkoni në Tiranë se nuk do

Nga Sarajeva ku ka nisur zyrtarisht punën si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka zgjedhur të promovojë Tiranën. Përmes një videomesazhi në rrjetin social “Instagram”, Bregu tregon atmosferën e ngrohtë që ofron kryeqyteti, mikpritjen dhe mundësitë e shumta të argëtimit për vizitorët.

"Këtë të diel ju japim një shtysë, një paraqitje të shkurtër, një fraksion, nga ndjesia dhe shija që të jep Tirana e mrekullueshme, mikpritëse dhe plot ngjyra!

Në këtë pjesë të botës, Tirana është qyteti që nuk fle kurrë, – A e ndjeni këtë?

Përgatituni dhe ejani të shijoni Tiranën, më vonë do të përgëzoni vetën për vendimin e marrë. Kjo video u realizua nga Bashkia e Tiranës”, shkruan Majlinda Bregu".

Teksa i fton të huajt të vizitojnë kryeqytetin shqiptar, Bregu vazhdon: “50 hijet e Tiranës. Dhe s’keni pse prisni një jetë për ta vizituar”.


EMISIONET