Magani për Partizanin: Nuk është gjithmonë faji i trajnerëve, ata duhen respektuar më shumë

Magani për Partizanin: Nuk është gjithmonë faji i

Situata e vështirë në skuadrën e Partizanit si dhe të gjitha skuadrave në përgjithësi i adresohet trajnerit me këta të fundit që ndërrohen kohë pas kohe.

Ish - trajneri i Tiranës, Gugash Magani i ftuar në Ora Sport u shpreh kundër kësaj praktike duke thënë se trajneri është një pozicion që duhet respektuar.

Për të, një trajner i cili shpall kampion skuadrën duhet t'i jepet një mundësi për të vazhduar sërish me atë ekip.

Magani: Gjërat janë zbutur këto vitet e fundit por ka qenë shumë e vështirë për trajnerët. Ata iknin vetëm me një sms apo telefonatë. Pozicioni i trajnerit duhet respektuar shumë pasi është numri 1 i klubit nga ana e teknikës. Atij i jepet besimi të bëjë gjithçka. Ka pasur shumë probleme. Jo për çdo gjë fajësohet trajneri. Për Partizanin, rënia filloi që në verë. Një trajner që del kampion dhe nuk i jepet mundësi sërish nuk është e drejtë. Kjo edhe për lojtarët. Modeli i Skënderbeut ka qenë unik në Shqipëri në këto 5-6 vite të tjera. Unë shoh një Partizan që nuk ka uri fare këtë vit. 

Ndërsa për ecurinë e Tiranës në kampionat ai u shpreh se kryqytetasit e meritojnë titullin kampion këtë vit.

Magani: Tirana këtë vit e meriton titullin kampion. Vetëm Kukësi ka qenë rivali direkt në kampionat. Sot fitoi një ndeshje të rëndësishme. Pas ndeshjes me Tiranën, Teuta mendoj që është një skuadër që bind shumë në lojë. Sot ndoqa dhe përballjen me Vllaznisë. 

EMISIONET