Madonna paguan 5 milionë dollarë për të performuar në Billboard

Madonna paguan 5 milionë dollarë për të performuar në

Performanca e Madonnës në Billboard Music Awards vjen me një çmim të fuqishëm.

TMZ  raporton se performanca që do mbajë Madonna do kushtojë 5 milionë dollarë.

Performanca është kaq e rëndësishme për këngëtaren, saqë ajo po e paguan vetë koston pa asnjë ndihmë financiare nga drejtuesit e show-it.

Performanca e saj në MGM Grand në Las Vegas është planifikuar të zgjasë 7 minuta, që konsiderohet një 'përjetësi' nga standardet normale të eventit të madh muzikor.

Madonna ende nuk ka bërë asnjë postim në mediat sociale për shfaqjen por raportohet se po përgatitet shumë.

Performanca e Madonnës vjen të mërkurën pas publikimit të këngës së saj "Medellín" me superstarin kolumbian Maluma.

Madge do nxjerrë albumin e saj të ri "Madame X", më 14 qershor.

EMISIONET