Madonna mbron Michael Jackson: "Është i pafajshëm derisa nuk ka prova"

Madonna mbron Michael Jackson: "Është i pafajshëm derisa nuk

Madonna thyen heshtjen mbi akuzat për abuzim seksual kundër Michael Jackson dhe në një intervistë të gjatë për "British Vogue" mbron këngëtarin e ndjerë duke thënë: “Është i pafajshëm, deri sa të ketë një provë që vërteton të kundërtën”.

Ish-‘material girl’, e cila në revistën angleze foli për albumin e saj të ri që pritet të dalë, me titull ‘Madame X’, rrëfeu gjithashtu se ende nuk e ka parë dokumentarin "Leaving Neverland", ndërtuar mbi akuzat e Wade Robson e James Safechuck, të cilët pretendojnë se janë abuzuar nga popstari kur ishin të vegjël.

"Nuk kam mentalitet linçimi, ndaj në mendjen time, njerëzit do mbeten të pafajshëm derisa të ketë një provë ", tha këngëtarja.

"Kam patur me mijëra akuza kundër meje, të cilat nuk janë të vërteta. Ndaj, reagimi im, kur të tjerët më thonë diçka për të tjerë, është: A mund ta provosh një gjë të tillë?”

Pyetjes se cila do ishte prova që vërteton fajësinë e Jackson, Madonna i përgjigjet: "Nuk e di, nuk e kam parë filmin. Por, e imagjinoj se janë njerëzit që tregojnë ngjarjet dhe sigurisht, njerëzit ndonjëherë gënjejnë.  Unë do pyesja, se çfarë ka pas këtyre dëshmive? Mos janë paratë? Zhvatje? Duhet t’i marrim në konsideratë të gjitha këto…".

Albumi i ri i këngëtares do dalë në 14 qershor, ndërkohë që më 18 maj Madonna do jetë e ftuar në mbrëmjen finalte të Eurovizion, që këtë vit do të mbahet në Tel Aviv.

EMISIONET