Bashkimi Europian do vendosë në fund të javës nëse një marrëveshje e Brexit do jetë e mundur. 

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha kryeministrit britanik Boris Johnson se bisedimet duhet të vazhdojnë me shpejtësi për të parë nëse mund të arrijnë një marrëveshje që respekton parimet e BE.

Johnson tha se BE nuk duhet të joshet me mendimin që do ketë një shtyrje të Brexit përtej 31 tetorit.

Sidoqoftë, ligji i kërkon që ta bëjë këtë gjë nëse nuk bien dakord për marrëveshjen deri më 19 tetor.

Macron tha në një bisedë telefonike se beson që një marrëveshje mund të arrihet.

Një zyrtar i qeverisë franceze tha se Presidenti francez i tha Johnson se negociatat duhet të vazhdojnë me ekipin e Michel Barnier në ditët e ardhshme, në mënyrë që të vlerësojnë parimet e Bashkimit Evropian.

Të dyja palët po përpiqen të gjejnë një marrëveshje të re në kohë për samitin e liderëve evropianë në 17 dhe 18 tetor.


/Ora News.tv/