Një 32 vjeçar në Lushnje është arrestuar nga policia, pasi ka aksidetuar me mjetin e tij një person që po lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur të martën, 26 dhjetor 2017, në fshatin Mërtish.

Sipas policisë, "Alban Pashaj duke drejtuar mjetin tip "Golf", ka aksidentuar shtetasin Gj.P, 49 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, i cili udhëtonte me biçikletë".

Ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por si pasojë e palgëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" .

/Ora News.tv/