Lushnjë, komuniteti rom dhe egjiptian zhvillon panairin e agrobiznesit

Lushnjë, komuniteti rom dhe egjiptian zhvillon panairin e agrobiznesit

Për të 6 vit radhazi në qytetin e Lushnjës komuniteti rom dhe ai egjiptian kanë organizuar panairin e agrobiznesit me produktet e tyre.

Në stendat e improvizuara në sheshin kryesor të qytetit, të shoqëruar me muzikë tradicionale në sfond, ata kanë ekspozuar prodhimet bujqësore dhe punimet artizanale.

Drejtori ekzekutiv i shoqatës "Amaro Drom' Skënder Veliu shprehet se ky panair shërben jo vetëm për njohjen e vlerave, por edhe për të nxitur punësimin e komunitetit.

Veliu: Ne i kemi dhënë subvencione nga 700 mijë lekë të vjetra, që ata, atë punë që kanë bërë në Greqi si skllevër të kthehen në tokën e tyre, të punojnë për veten e tyre. 

Komuniteti rom në Lushnje është i përqendruar jo vetëm në qytet, por edhe në fshat me një  numër të konsiderueshëm popullate.

EMISIONET