I ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit “ në RTV Ora, aktori i Teatrit Kombëtar Lulzim Zeqja ka treguar mbi marrëdhënien e tij me drejtorin Hervin Çuli por edhe me bashkëshorten e tij, aktoren Adelina Muça.

Rudina Dembacaj: Çfarë marrëdhënie ke me drejtorin e Teatrit Kombëtar? 

Lulzim Zeqja: Unë tani jam koleg me të , luajmë ne luajmë të njëjtën shfaqje Hervin Çuli është tek “Xhelatët” , kam marrëdhënie pune shumë të mira e quaj një regjizor goxha të mirë, i kultivuar, ndaj  mendime goxha pozitive për të.

Rudina Dembacaj: Flitet që që kur Hervin Çuli është drejtor teatri bashkshortja e tij Adelina Muça merr role gjithandej , role kryesore edhe pse nuk është e brendshme?

Lulzim Zeqja: Ti e ke me fjalë, unë di të them që me Adelinën luaj në skenë është një aktore edhe pse është nusja Hervin Çulit, kjo është një histori e saj është pjesë e një familje. Po kjo nuk do të thotë që unë të mos luaj kur Adelina profesionin e vet e ka regjizore dhe aktore. Unë e quaj një aktore goxha të mirë Adelinën . Çfarë do të thotë që Adelina mos luajë se është nusja e Hervinit. Unë mendoj që dhe ai e vuan këtë histori nuk mendoj se ti jep projektet vetëm po i more nusen aktore. Te kjo nuk besoj kurrë që ai ka influencë tek regjizorët që të marrin nusen e tij, jo nuk e besoj.

Kujtojmë që aktorja Adelina Muça aktualisht ka një rol mjaft të rëndësishëm dhe në shfaqjen “Xhelatët” ku luan bashkë me bashkshortin e saj Hervin Çuli.





/Ora News.tv/