Itali, lulëzimi i kontrabandës së cigareve nga Shqipëria

Itali, lulëzimi i kontrabandës së cigareve nga Shqipëria

Kontrabanda e cigareve të markave të huaja nga Shqipëria prej më shumë se dy dekada është një nga burimet e fitimit të kriminalistetit shqiptar në Itali.

Operacionet e muajve të fundit të policisë italiane kanë vërtetuar një rilulëzim të këtij aktiviteti kriminal.

Policia doganore e Brindizit ka vënë në pranga një shqiptar me inicialet K,Z 45 vjec, shoferi i autobuzit të linjës mes Shqipërisë e Italisë me akuzën e trafikut të cigareve kontrabandë.

Autobuzi i nisur me traget nga Shqipëria kishte destinacion final ishullin e Sicilisë.

Kontrolli i policisë italiane zbuloj në një vend të fshehur në motorrin e autobuzit, rreth 1000 paketa cigare të markave "M..." e "W...".

Të pashoqëruar me pullën financiare, të cilat do të tregtoheshin kontrabandë në Itali.

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një nga dy shoferët e autobuzit shqiptar.

Me akuzën e kontrabandës së paligjshme shqiptari me K.Z 45 vjec ndodhet në burgun e Brindizit në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Vetëm pak ditë më parë një tjetër shqiptar i moshës 54 vjeç, shofer autotransporti u arrestua në Brindizi me 234 paketa cigaresh të markave të ndryshme , të cilat u gjetën të fshehura në automjetin e tij si dhe iu sekuestruan rreth 600 mijë euro cash.

Alarmi mbi një lulëzim të kontrabandës së cigareve mes Shqiërisë e Italisë është evidentuar dhe në raportin e fundit të antimafias italiane.

Gjatë një interviste ekskulzive për RTV Ora, kreu i Repartit 1 të Antimafias italiane, Gjeneral Antonio Basilicata u shpreh se aktualisht aktiviteti i kriminalitetit shqiptar në Itali bazohet jo vetëm në trafikun e drogës por dhe kontrabandën e cigareve si dhe në shfrytëzimin e prostitucionit.

EMISIONET