Luis Rubiales: Ja pse vendosa të largoj Lopeteguin, e vërteta e ndeshjeve në SHBA

Luis Rubiales: Ja pse vendosa të largoj Lopeteguin, e vërteta e

Luis Rubiales, presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, ka dhënë një intervistë për "The Guardian", në të cilën foli për vendimin e tij për shkarkimin e trajnerit Julen Lopetegui pas bashkimit me Real Madrid, debati për ndeshjet e La Liga në SHBA dhe finalja e Kupës.

Zhgënjimi i Lopetegui:

"U përpoqa të veproj me ndershmëri, sipas etikës sonë. Nuk ka asnjë keqardhje. Ne jemi në epokën Luis Enrique dhe jam i bindur se do të jemi shumë krenarë për ekipin ".

LaLiga dëshiron të luajë ndeshje në Shtetet e Bashkuara dhe për këtë gjë nuk është konsultuar me Federatën.

"Javier Tebas foli me të gjithë përveç njerëzve me të cilët ai duhej të fliste. Është një mungesë e plotë respekti, e pabesë dhe e pakuptueshme. Ky president kërkon shumë nga të tjerët kur sjellja e tij sinqerisht lë shumë për të dëshiruar. Nuk kemi pasur një telefonatë të vetme. Unë nuk kam parë kontratën, kështu që unë nuk mund të them më shumë, por unë do të them këtë: Presidenti i FIFA mbron konkurrencën e brendshme dhe për të sjellë konkurrencë në një vend tjetër përfaqëson një pushtim të atij vendi. Ai i ka injoruar plotësisht lojtarët dhe madje edhe klubet, duke nënshkruar një kontratë me një kompani private për dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet. Sjellja e tij ishte e tmerrshme!

Finalja e Kupës së Spanjës:

Shpresoj që të mos kemi më mosmarrëveshje sa i përket stadiumit pritës. Do të hapim një tender për çdo stadium që ka më shumë se 45 mijë spektatorë. Ai që fiton garën do të zhvilloj dy finale të këtij niveli dhe kështu me radhë.

 

EMISIONET