Lufta e Ftohtë mbyll Festivalin Ndërkombëtar të Filmit

Lufta e Ftohtë mbyll Festivalin Ndërkombëtar të Filmit

“Lufta e Ftohtë” ishte titulli i filmit që shënoi edhe mbylljen e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Akademinë Marubi.

Një Festival, i cili në qendër të vëmendjes vendosi luftën kundër injorancës dhe pasojat që shkaktojnë atë.

Forumet e diskutimit ishin një nga pikat më të forta të këtij edicioni.

Koordinatorja forumeve, Edlira Gjoni, shprehet e kënaqur nga suksesi i arritur këtë vit.

Si një nga elementet më të veçanta të Festivalit, Gjoni cilëson interaktivitetin e spektatorëve.

Në 6 ditët e Festivalit u transmetuan 44 filma të përzgjedhur me kujdes nga disa vende të botës, për të nxitur reflektim te publiku për çështje të ndryshme të shoqërisë.


EMISIONET