Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama thotë se është plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit!

Në një reagim në Facebook, Luan Rama thotë se nuk ka asnjë dilemë dhe mëdyshje. "Plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”. Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të Kushtetutës dhe përshpejtimit të ritmit të reformave të integrimit europian, në partneritet të plotë dhe strategjik me SHBA", shkruan ai.

"Larg duart e politikës nga reforma në drejtësi, larg duart nga Gjykata Kushtetuese!", mbyll postimin Luan Rama.

/Ora News.tv/