Luajnë sezonin, FSHF cakton stadiumin pritës të finales së Kupës

Tashmë është caktuar edhe fushëbeteja.

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Tiranës do të luhet në "Elbasan Arena". Lajmi është konfirmuar nga Sektori i Garave pranë FSHF-së, me institucionin e lartë të futbollit në vend që ka zgjedhur Elbasanin si destinacionin e këtij 90 minutëshi fantastik.

"Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar datat dhe oraret për finalet e Kupës së Shqipërisë, Kategorisë së Parë, Kategorisë së Dytë dhe U-17 për Kategorinë Superiore. Më poshtë do të njiheni me tabelën ilustruese për të gjitha informacionet mbi ndeshjet finale"-thuhet në njoftim.

Ky takim do të mbyll edhe sezonin  2018-2019 në vend, ndërkohë që dy skuadrat do të kërkojnë maksimumin, pasi fituesi i Kupës fiton të drejtën e përfaqësimit në Kupat e Europës. Aktualisht, verilindorët ndodhen në një pozicion që të kualifikon në Europa League, ndërkohë që Tirana e shikon fitimin e Kupës si të vetmen portë hyrëse në Europë.

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 2 qershor, në orën 19:00.

EMISIONET