Lu apel shoqërisë civile: Bashkojuni thirrjes për arrestimin e "peshqve të mëdhenj"

Lu apel shoqërisë civile: Bashkojuni thirrjes për arrestimin e

Ambasadori Donald Lu i kërkoi sot shoqërisë civile ti bashkohen thirrjes për arrestimin e "peshqve të mëdhenj" kriminalë.

Lu vlerësoi rolin e Shqipërisë në kapjen e peshkut të madh të drogës Met Kanani në Turqi, teksa tha se duhet të kapen edhe Klement Bali dhe Arbër Çekaj.

Ai foli edhe për kryebashkiakun Fran Frokaj dhe ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi, të cilët tha po ndiqen penalisht.

Jashtë vëmendjes nuk la as hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës.

"Askush nuk është mbi ligjin, mirëpresim faktin se Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm. Politikanët dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkueshmërinë  ndaj këtyre kriminelëve, atëherë Shqipëria mund të ketë një të ardhme shumë të ndritur". tha Lu.

Kërkesa e fundit e Ambasadorit për shoqërinë civile ishte të nxisin  politikanët dhe prokurorët që të heqin pandëshkueshmërinë  ndaj këtyre kriminelëve, pasi vetëm atëherë theksoi ai, Shqipëria mund të ketë një të ardhme shumë të ndritur.

Donald Lu: Ka ende shumë për të bërë. Prandaj kemi punuar për të ndihmuar organizatat vendase të shoqërisë civile të bëhen më të pavarura financiarisht dhe më të suksesshme. Cila është sfida kryesore sot? Do të ishim shumë të lumtur që shoqëria civile të na bashkohet në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të "peshqve të mëdhenj" kriminalë.

Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh të drogës, Met Kanani, që u arrestua në Shqipëri me 22 mars. Urdhërarreste janë lëshuar edhe për dy trafikantë të tjerë të mëdhenj, Klement Bali dhe Arbër Çekaj por ata duhet të kapen.

Kryebashkiaku Fran Frokaj dhe ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi po ndiqen penalisht. Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës. Askush nuk është mbi ligjin, mirëpresim faktin se Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm. OJQ dhe gazetarët shqiptarë duhet të punojnë për të ndihmuar publikun të kuptojë pse këta persona janë kaq të rrezikshëm dhe të ngrenë pritshmëritë së së shpejti do të arrestohen dhe ndiqen penalisht.

Së fundi, nëse mund të nxisim politikanët dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkueshmërinë  ndaj këtyre kriminelëve, atëherë Shqipëria mund të ketë një të ardhme shumë të ndritur, një të ardhme në BE, një të ardhme pa trafik droge, një të ardhme në të cilën qytetarët e zakonshëm nuk do të kenë më frikë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kjo është e ardhmja që gjithë shqiptarët meritojnë.


EMISIONET