LSI: Te shpallet gjendja e jashtezakonshme. Ç'pret akoma qeveria?!

Kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili i kerkon qeverise te shpalle gjendjen e jashtezakonshme.

Ja postimi ne facebook

"Te shpallet gjendja e jashtezakonshme. Ç'pret akoma qeveria?!

Shqiperia po perballet me nje situate shume te rende ne te gjithe territorin me rreziqe shume te medha per pronen dhe shendetin e qytetareve.

Qeveria nuk shpall gjendjen e jashtezakonshme. Çfare pret?

Situata rendohet ore pas ore. Kryeministri duhet te jete ne balle te shtabit te emergjences dhe te marre e te ushtroje pergjegjesite e tij kushtetuese, politike dhe qytetare, qe nga zyra e deri ne drejtimin ne teren.
Kryeministri nuk mund te jete komentator.
Te shpallet menjehere gjendja e jashtezakonshme.

Koha nuk pret.Mijera qytetare presin doren dhe mbeshtetjen e shtetit." 

EMISIONET