LSI kundër Lleshajt: Ndryshimet në ligjin për vettingun në polici, pabesi ndaj partnerëve

LSI kundër Lleshajt: Ndryshimet në ligjin për vettingun në

Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon deputetëve në Parlament që të mos votojnë ligjin e ndryshuar të vettingut në polici. Nënkryetari i LSI-së ka akuzuar qeverinë se po kërkon të kontrollojë këtë proces, duke treguar pabesi ndaj partnerëve që kanë kontribuar në formulimin e ligjit.

Një ditë pas rrëzimit të dekretit të Presidentit për vettingun në polici nga ana e mazhorancës, LSI i kërkon Parlamentit që të mos e votojë ligjin e ndryshuar.

Nënkryetari, Luan Rama, thekson se ndryshimet në ligj e kanë deformuar procesin më qëllim për ta patur nën kontroll procesin.

Luan Rama: U kujtoj atij palo parlamenti që ka mbetur të mos i shtojë zullumeve dhe turpeve të veta edhe turpin e tërheqjes nga procesi i vettingut në polici.

Luan Rama i kujton qeverisë se ligji për vettingun në polici, pa u prekur nga ndryshimet e fundit, është bërë me konsensusin e palëve politikë dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Luan Rama: Kemi punuar për ta sjellë ligjin në standardet e një ligji funksional me dakordësinë dhe miratimin dhe të dy organizmave të rëndësishëm siç është ICITAP dhe PAMECA.

Ligji i ndryshuar për vettingun në polici pritet që të kalojë nesër për votim në seancën plenare, pavarësisht se Presidenti dhe opozita e kanë konsideruar si një instrument për të patur nën kontroll vettingun e policëve.

EMISIONET