LSI: Do padisim në Kushtetuese koncesionet për Milot-Balldren, Orikum-Dukat

LSI: Do padisim në Kushtetuese koncesionet për Milot-Balldren,

Lëvizja Socialiste për Integrim do të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese koncesionin e rrugës Milot-Balldren, dhe Orikum Dukat, të cilat u miratuan nga Kuvendi. Të dyja rrugët do të kushtojnë 334 milionë euro.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili e quajti "hajdutëri e dimensioneve më të mëdha që u është bërë shqiptarëve

Petrit Vasili: "366 milionë euro është fatura e tmerrshme e hajdutërisë që bie në kurrizin e shqiptarëve. Do shfuqizojmë këto ligje në Gjykatën Kushtetuese kur ajo të ngrihet. Nëse gjykatat do të mbyllin sytë do ta ndjekim edhe në gjykatat ndërkombëtare"

Dje kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi se deputetët që votuan dy koncesionte do të jenë subjekte të ligjit Antimafia dhe SPAK.

EMISIONET