Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora risolli këtë të premte rastin e zonjës Mamude Muçaj të transmetuar në maj të këtij viti, e cila apelonte për një palë proteza të reja që të mund të ecte dhe ti rikthehej jetës normale.

Ajo ishte vetëm 1 vjeç kur humbi të dyja këmbët pasi djepi ku ishte duke fjetur gjumë iu dogj. Në moshën, 17 vjeçare prindërit i vendosen 2 proteza me të cilat mund të ecte normalisht.

Kane vite qe protezat kanë dalë jashtë funksioni dhe apeli  ishte  per nje pale proteza qe ti rikthehej jetes normale

Pas transmetimit të kësaj kronike administratori i ‘Klinikes Reha Albania’  ka kontaktuar dhe ka shprehur dëshirën për të ndihmuar zonjën Mahmude. Ishte një rrugëtim I gjatë deri në finalizimin e protezave, vizita mjekime të  këmbës deri në momentin që u bë e mundur  porosia e dy protezave nga Gjermania.  Dëshira e Mamude Muçaj u be realitet.

Gazetarja e "BOOM", Alketa Çeku, ja dorëzoi personalisht protezën zonjës Muçaj.

Mamude Muçaj: Kur erdhët ju kam qenë e ulur, e vrarë shpirtërisht, por sonte që më sollët këtë këmbën dhe më ngritët në këmbë jam shumë e lumtur. Falnderoj jashtë mase firmën që më mbështeti. Këto janë lot gëzimi, e ndjej veten të rehatshme, të lehtë. Më ngritët në jetë, jam baraz me ju.


/Ora News.tv/