Loriana Kuka nuk ndalet, fiton medalje në "Marrakech 2019"

Loriana Kuka nuk ndalet, fiton medalje në "Marrakech 2019"

Xhudo kosovare vijon të korr suksese. Sportit më të dashur të Dardanëve i është shtuar edhe një medalje e argjendë nga Grand Prixi i xhudos "Marrakech 2019", organizuar në Marok.

E shpërblyer është Loriana Kuka, e cila u mposht në finalen e madhe nga gjermania Ana Maria Ëagner, në kategorinë deri në 78 kilogramë. Falë këtij suksesi, ajo fitoi edhe 490 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

“Loriana Kuka e argjendtë! Sot dita e medaljeve të argjendta. Grand Prix Marrakech Maroko, 490 Pikë Olimpike”. Medalja e argjendtë kësaj radhe dhuratë për babin e saj për ditëlindje! Bravo Loriana drejt Olimpiadës me hapa të sigurtë”, ka shkruar trajneri Driton Kuka në rrjetin social "Facebook".


EMISIONET