Çifti Loredana e Mozzik, së bashku me Getinjon po vijojnë turneun muzikor në Ballkan. Por mbrëmjen e kaluar nuk arritën të performonin për publikun në plazhin e Velipojës.

Vetë Mozzik njoftoi me anë të një postimi në Instagram se mungesa u shkaktua nga gjendja shëndetësore.

“Velipoja, për shkaqe shëndetësore nuk po mundemi që sonte të jemi në Avatar! Iu kërkojmë falje shumë, por gjëra që ndodhin... Shihemi së shpejti! Faleminderit për mirëkuptim!”, shkruajti ai.

Nuk dihet se cili prej tre artistëve ka probleme shëndetësore, por shpresojmë që cdo gjë të ketë kaluar dhe ti rikthehen koncerteve.

/Ora News.tv/