Loredana flet për herë të parë për ndarjen, i lë derën hapur Mozzikut

Loredana flet për herë të parë për ndarjen, i lë

Loredana ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen me Mozzik.

Reperja në një postim në Instagram, tha se tashmë është një nënë beqare dhe la të hapur mundësinë që të rikthehet sërish me babain e vajzës së saj.

Ndërkohë u shpreh se ka vendosur të distancohet nga Mozzik. Gjithashtu çifti nuk do performojë së bashku në turneun e planifikuar “Bonnie and Clyde”. Loredana u shpreh se do vazhdojë e vetme, duke u premtuar fansave se do japë maksimumin e saj.

“Të gjithë fansat e mi, Siç të gjithë e keni vënë re nga postimet në rrjetet sociale unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë. Arsyeja që mund të paramendoni shumica prej jush është se unë dhe Mozzik kemi vendosur së bashku që lidhja jonë të kalojë në pauzë, si në biznes ashtu edhe në jetën private. Kjo për mua do të thotë ndryshime të mëdha në familje dhe biznes. Sidoqoftë do të punoj shumë. Për shkak të ngjarjeve të fundit në jetën private, unë dhe Mozzik kemi vendosur që “Ich die Bonnie and Clyde 2020”, ta bëj vetëm si turne. Aktualisht kemi nevojë për distancë, ndoshta në të ardhmen do e gjejmë sërish njëri-tjetrin.

Tani e tutje do e siguroj vetë bukën në shtëpi dhe për këtë arsye do të punoj edhe më shumë. Mund t’ju premtoj që gjatë turneut do të jap mskimumin tim. Tani jam një nënë që do rrisë e vetme fëmijën, gjë që më bën më të fortë. Jam e sigurt që ju nuk keni nevojë t’ia ndërroni fëmijës pelenat para se të dilni në skenë. E vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana dhe ju fansat. Ju falënderoj shumë për përkrahjen në turneun ‘King Lori 2020’,”-shkroi ajo.

Prej kohësh mediat spekuluan ndarjen e çiftit më të përfolur të showbizz, por asnjëri prej tyre nuk dha deklaratë deri sot.

Disa kohë më parë reperja u përfshi në një skandal, ku një çift zviceran e akuzoi për zhvatjen e një shume të madhe parash, gjë që Loredana e mohoi.

Nuk dihet ende arsyeja që çoi çiftin drejt ndarjes. Loredana dhe Mozzik janë prindër të një vajze me emrin Hana.


 




 

Shikoni këtë postim në Instagram

 








An alle meine Fans! Wie ihr wahrscheinlich schon mitbekommen habt, bin ich aktuell nicht mehr so oft mit Mozzik zu sehen. Der Grund, warum das so ist können sich viele von euch denken. Wir beide haben für uns beschlossen eine Pause einzulegen - geschäftlich wie auch privat. Das bedeutet für mich aktuell große Veränderungen im Bezug auf meine Familie und auch mein Business. Nichts desto trotz werde ich genauso hart arbeiten wie immer und sogar noch eine Schippe drauf legen. Durch die aktuellen Ereignisse in unserem Privatleben haben Mozzik und ich beschlossen, dass ICH die BONNIE & CLYDE TOUR 2020 alleine spielen werde. Wir brauchen aktuell diesen Abstand, um vielleicht in der Zukunft auch nochmal zueinander zu finden. Ab jetzt bringe ich alleine das Brot nach Hause und deswegen werde ich noch härter arbeiten und Gas geben. Ich kann euch versprechen, dass ich auf der Tour mein Allerbestes geben werde. Ab jetzt bin ich eine alleinerziehende Mum, was mich nur stärker werden lässt. Alle Künstler die sagen, „ah live spielen ist so anstrengend“, ich bin mir sicher, ihr musstet keine Windeln wechseln kurz vor eurem Auftritt! Das Einzige was ich brauche ist meine Tochter Hana und euch. Ich danke allen für die Unterstützung - die Tour wird krass!! KING LORI TOUR 2020 // Special Guest (Hana)

Një postim i ndarë nga  Loredana (@loredana) në




EMISIONET