Monumentet më të famshme në Londër u ndriçuan me drita rozë natën e kaluar, duke shënuar nisjen e muajit të veprimit kundër kancerit të gjirit.

Buckingham Palace, Column Nelson dhe Kulla e Londrës ishin disa nga pikat në kryeqytetin britanik që u ndriçuan në ngjyrë trëndafili.

Përveç Londrës, qytete të tjera të mëdha në mbarë botën, nga Nju Jorku në Tokio, dhe ata ndriçuan rozë ndërtesa të famshme për të njëjtin qëllim.

Kryetarja e fushatës kundër kancerit të gjirit britanik Baronesha Morgan Ntilith tha se: "Dymbëdhjetë mijë gra vdesin çdo vit në Britaninë e Madhe për shkak të kancerit të gjirit, miliona njerëz të tjerë, të mbijetuarit, miqtë dhe familjet e tyre jetojnë çdo ditë me pasojat”.

“Edhe pse ka pasur përparime të mëdha në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes, ka ende shumë punë për të bërë përpara se të mund të themi se mundëm këtë sëmundje" u shpreh ajo.

/Ora News.tv/