Liverpool "sinjal" Shaqirit, identifikon pasuesin e Salah

Liverpool "sinjal" Shaqirit, identifikon pasuesin e Salah

Hapësirat e Xherdan Shaqirit te Liverpool sa vijnë dhe zvogëlohen.

Sikur të mos mjaftonte konkurenca me Mohamed Salah, mesfushori me origjinë shqiptare duhet të bëj llogaritë edhe me një tjetër objektiv të "The Reds". Jurgen Klopp ka shënjestruar emrin e Nicolas Pepe për të zëvendësuar egjiptianin, që ndiqet me mjaft interes nga gjigantët Europian, si Real Madrid apo dhe PSG.

Sipas "Le10sport" Pepe ka qenë objekt i një oferte transferimi nga Liverpooli, por ende nuk ka bindur Lille, e cila ka refuzuar dy oferta deri më tani. Në rast të një firme me Pepe, Shaqiri do të mendojë seriozisht largimin nga "Anfield Road". Kartoni i 27 vjeçarit kërkohet nga Inter, Leipzig dhe Roma.

EMISIONET